Jolie thotë se vetëm fëmijët e njohin se kush është
Ajo ka qenë figurë publike për dekada me radhë dhe mori pjesë në filma mjaft të njohur. Por, Angelina Jolie thotë se vetëm fëmijët e saj e njohin me të vërtetë se kush është, shkruan Daily Mail.
45-vjeçarja në një intervistë për Extra, ka folur më shumë për jetën e saj private, përfshirë edhe filmin e ri “The One And Only Ivan”.Agelina do të regjistrojë zërin e një elefanti me emrin Stella, i cili do të lansohet në Disney të enjten.
Derisa flitej për jetën personale në mesazhin e filmit ajo shtroi se fëmijët janë ata që mund të tregojnë se kush është ajo.

(Foto: Monica Schipper/Getty Images for Netflix/Guliver)
“Unë jam më shumë vetvetja sepse nuk di të jem ndryshe, por nëse më pyesni se a më njohin njerëzit me të vërtetë, mund të them se vetëm fëmijët e mi e dinë se kush jam”, është shprehur ajo.
Kjo deklaratë e aktores vjen pas disa dramave që kanë ndodhur gjatë procedurës së divorcit me Brad Pitt.

(Foto: Anthony Harvey/Getty Images/Guliver)
Ajo tashmë është shpërngulur në Richmond të Londrës, aty ku kishte jetuar më parë me aktorin. /Telegrafi/























