Drejtori  i Policisë, Rashit Qalaj vizitoi Radio Televizionin e Kosovës
BKT
Lajme

Drejtori  i Policisë, Rashit Qalaj vizitoi Radio Televizionin e Kosovës

Drejtori  i Policisë̈ së Kosovës Rashit Qalaj vizitoi Radiotelevizionin e Kosovës ku u prit nga drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati.

Bashkëpunimi ndërmjet Policisë̈ së Kosovës dhe mediumit publik RTK, si dy institucione të rëndësisë së veçantë në Republikën e Kosovës ka qenë edhe në të kaluarën dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmën në interes të publikut konfirmuan Qalaj dhe Kastrati.

RTK, do të vazhdojë me informimin e drejtë dhe të paanshëm të publikut, përfshirë këtu edhe për operacionet e Policisë së Kosovës me interes për qytetarët, siguroi drejtori Kastrati, ndërsa, edhe fushatat vetëdijësuese, nisma të Policisë së Kosovës do të vazhdojnë të transmetohen në mediumin publik.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 


MË SHUME NGA Lajme