Aktorja e “Harry Potter”, Scarlett Byrne bëhet nënë për herë të parë
Aktorja Scarlett Byrne ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me Cooper Hefner.
Byrne, 29 vjeçare, e cila luajti Pansy Parkinson në filmat “Harry Potter”, lindi një vajzë të quajtur Betsy Rose Hefner më 24 gusht.
“Në orën 5:23 të pasdites së sotme Scarlett dhe unë mirëpritëm vajzën tonë Betsy Rose Hefner. Ne jemi të mbushur me dashuri dhe gëzim”, shkroi Hefner, 28 vjeç, në llogarinë e tij në Instagram, krahas disa imazheve të foshnjës së porsalindur.
Hefner ka thënë për E!News se vajza e tij është emëruar në bazë të gjyshes së tij Betsy Aldridge-Conrad, e cila vdiq në korrik të këtij viti.
“Scarlett dhe unë jemi shumë të lumtur”, tha ai për E!News.
Në nëntor të vitit të kaluar, dyshja u martuan në një ceremoni në Los Angeles.
Ata ishin fejuar në gusht të vitit 2015 ndërsa ishin në Londër.

Cooper Hefner dhe Scarlett Byrne (Foto: Instagram)
Hefner kaloi disa vjet duke punuar për kompaninë ‘Playboy’ të babait të tij të ndjerë, Hugh Hefner, por përfundimisht u largua për të filluar kompaninë e tij të mediave.
Ai tani po planifikon të kandidojë si një demokrat për Senatin e Kalifornisë.























