Haradinaj: Deputetët të kërkojnë zbardhjen e të gjitha krimeve
BKT
Lajme

Haradinaj: Deputetët të kërkojnë zbardhjen e të gjitha krimeve

Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL të UÇK-së, e ka quajtur Gjykatën Speciale raciste, njëetnike dhe selektive.

Duke folur në “Imazh” te RTK ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta tregojnë veten si përfaqësues të popullit dhe të insistojnë në zbardhjen e të gjitha krimeve. “Unë shpresoj që deputetët do të kërkojnë o zbardhjen e të gjitha krimeve o do të kërkojnë ndërprerjen e mandatit. Gjykata nuk e ka justifikuar mandatin e vet, sepse nuk ka bërë ndonjë punë të madhe, ku me thirrjet e veta më shumë i ka përngjarë UDB-së”, ka thënë ai.

 


MË SHUME NGA Lajme