20:57 / 25.08.2020
Sopjani: Sistemi Gjyqësor është zënë në befasi
Sistemi Gjyqësor është zënë në befasi dhe i papërgatitur për ta menaxhuar situatën në të cilën ndodhet vendi.
Kështu deklaroi avokati Naser Sopjani në amisionin Debat të RTK-së.
“Kur flasim për një vendim të Këshillit Gjyqësor për mënyrën e funksionimit të gjykatave në këtë situatë që jemi tani, atëherë ne do të vërejmë se vendimet e Këshillit Gjyqësor nuk zbatohen njëjtë nëpër komunat tjera të Kosovës”, shtoi ai.
Tutje avokati Sopjani sqaroi se kemi raste civile ku i është lënë në diskrecion gjyqtarit për ta vlerësuar se a mund t’i zbatojë masat e dala nga IKSHPK për pandeminë në kuadër të zyrës ku punon ai.
“Leksioni është i keq, sepse në rastet civile Sistemi Gjyqësor ka mundësinë për ta profesionalizuar stafin e vet”. RTKLive























