21:34 / 25.08.2020
Icardi: Kalimi tek PSG-ja vendimi më i mirë i jetës time!
Mauro Icardi ka thumbuar së fundmi ish-klubin e tij, Interin.
Sulmuesi argjentinas ka postuar një foto të të gjithë ekipit të PSG-së, ku ndër të tjera thotë që kalimi tek skuadra franceze ishte vendimi më i mirë në jetën e tij.
“Një vit më parë më është dashur të marr vendimin për të ndryshuar. Sot një vit më vonë jemi këtu, me kokat tona lart për atë që kemi bërë, atë që kemi formuar dhe atë që do të vazhdojmë të ndërtojmë tani e tutje.
Nuk kam fjalë për t’ju falënderuar për gjithë dashurinë që më keni dhënë. Vendimi më i mirë i jetës sime”, shkruan Icardi.























