Ministri i Jashtëm grek telefonon Ramën: Folëm për marrëdhëniet dypalëshe
BKT
Shqipëri

Ministri i Jashtëm grek telefonon Ramën: Folëm për marrëdhëniet dypalëshe

​​​​​​​Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka zhvilluar mbrëmë një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Dendias bën me dije se ka biseduar me Ramën për marrëdhëniet dypalëshe Greqi-Shqipëri, si dhe për zhvillimet në rajonin tonë.

Nga kryeministri Rama nuk patur reagim mbi telefonatën me Dendias dhe temat për të cilat është diskutuar.

Greqia është përfshirë së fundmi në një kurs përplasjesh me Turqinë për kërkimet për gaz në Mesdheun Lindor, ndërkohë Tirana ka qëndruar në heshtje në konfliktin midis dy partnerëve të saj strategji, i cili rrezikon të kthehet në konflikt ushtarak.


MË SHUME NGA Shqipëri