Vdes frontmeni i grupit “Power Trip”, Riley Gale
BKT
Magazina

Vdes frontmeni i grupit “Power Trip”, Riley Gale

Riley Gale, frontmeni i grupit “Power Trip”, ka vdekur në moshën 35 vjeçare.

Një deklaratë u publikua nga familja e tij përmes llogarisë së grupit në Twitter, ku konfirmohet se ai vdiq gjatë natës të hënën.

“Me dhimbjen më të madhe duhet të ju njoftojmë se këngëtari dhe vëllai ynë Riley Gale vdiq natën e kaluar”, thuhet në deklaratë.

Riley Gale (Foto: Getty Images/Guliver)

Shkaku i vdekjes së tij nuk është zbuluar.

“Riley ishte një mik, një vëlla dhe një djalë. Ai preku shumë jetë përmes teksteve dhe përmes zemrës së tij të mdhe. Ai kujdesej mjaft shumë për miqtë e tij”.

“Ne do të festojmë jetën e Riley dhe nuk do t’i harrojmë kurrë veprat e shkëlqyera të tij në muzikë, të bamirësisë dhe dashurinë që la pas. Ju, fansat, e keni dashur aq shumë, ju lutemi e dini se sa të veçantë jeni”, tha familja, duke ftuar fansat të ndajnë kujtimet e tyre.

I formuar në vitin 2008, Riley Gale ishte një anëtar i “Power Trip” që nga fillimi i tyre.

Sipas raportimeve, “Power Trip” ishin duke punuar në albumin e tyre të tretë. 


MË SHUME NGA Magazina