16:44 / 27.08.2020
VV: Drejtësia për Astritin është drejtësi për gjithë shoqërinë
Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se janë bërë një javë që kur Presidenti i vendit, Hashim Thaçi fali, lehtësoi dënime të përsonave që ishin të dënuar për vepra penale.
“Dy prej tyre dolën të jenë edhe dëshmitarë të rastit të vrasjes së aktivistit Astrit Dehari”.
“Është e rëndësisë jetike të bëhet publike procesi dhe arsyetimi i faljes së rastit në fjalë që mbase edhe do të ndihmonte në sqarimin e rrethanave të vrasjes së Astritit”.
“Drejtësia për Astritin është drejtësi për gjithë shoqërinë!”, thuhet në reagimin e LVV-së në rrjetin social Facebook.























