19:48 / 27.08.2020
Gjilani-APOEL, ky është rezultati i pjesës së parë
Pa gola është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Gjilanit dhe APOEl të Qipros, sfidë kjo që po luhet në “Fadil Vokrri”, raporton RTKLive.com.
Gjilanasit dhe skuadra qipriote po përballen në kuadër të kualifikueseve në Europa League.
Skuadra mysafire, e cila edhe llogaritët favorite në këtë duel, ka pasur iniciative në terren, duke kërkuar më shumë golin, por nënkampionët e Kosovës, nuk u thyen duke e kontrolluar mirë lojën në fraksionin e parë.
Pas pak nis pjesa e dytë. Kjo sfidë po transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). /rtklive/























