Gjilani-APOEL, shkon në vazhdime
BKT
Sport

Gjilani-APOEL, shkon në vazhdime

Sfida mes Gjilanit dhe APOEL-it ka shkuar në vazhdime pasi që koha e rregullt u mbyll pa gola, raporton RTKLive.com.

Gjilanasit dhe skuadra qipriote po përballen në kuadër të kualifikueseve në Europa League.

Skuadra mysafire, e cila edhe llogaritët favorite në këtë duel, ka pasur iniciative në terren, duke kërkuar më shumë golin, por nënkampionët e Kosovës, nuk u thyen duke u mbrojtur shumë mirë për 90 minuta.

Kjo sfidë shkon në vazhdime, e nëse edhe lojën shtesë nuk ka fitues, atëherë skuadra kualifikuese do të vendoset përmes penalltive. /rtklive/