22:58 / 27.08.2020
Gjilani humbi, por “Skifterat” dhurojnë spektakël pas ndeshjes
Nënkampioni i Kosovës, Gjilani është eliminuar pasi ka humbur 2:0 ndaj APOEL Nicosia në takimin e vlefshëm kualifikues në kuadër të Ligës së Evropës.
Gjigandi nga Qipro, vetëm pas 120 minutave lojë ka arritur kualifikimin për në rundin tjetër të Ligës së Evropës, raporton GazetaSheshi.
Golat e takimit u arritën në minutat 102′ me Georgios Efrem dhe 106′ Dieumerci Ndongala.
Por, përkundër humbjes tifo-grupi “Skifterat” dhuruan spektakël pas ndeshjes, derisa “Blic” ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.























