Futbollistët kosovar shkëlqyen për skuadrat shqiptare në Europa League
BKT
Sport

Futbollistët kosovar shkëlqyen për skuadrat shqiptare në Europa League

Skuadra e Laçit është kualifikuar në rundin e dytë të Ligës së Evropës pasi në Azerbajzhan ka mposhtur me penallti 4:5 skuadrën e Keshlas.

120 minutat, fillimisht 90 ato të rregulltat dhe më pas ato të shtesës, përfunduan me shifrat e barabarta 0:0. Të dy skuadrat patën rastet e tyre, por më shumë u përpoqën të mbronin sa të sulmonin, shkruan "Zeri.info".

Për Laçin sonte u paraqit edhe futbollisti i mirënjohur nga Kosova, Mentor Mazrekaj në minutat e fundit të ndeshjes, derisa ai shënoi gol në fazën e penalltive.

Nga ana tjetër, Kukësi ka vulsour ecurinë fantastike të skuadrave shqiptare në rundin e parë të Ligës së Evropës. Skuadra verilindore e drejtuar nga Skënder Gega ka mposhtur 2:1 Slavian e Sofias në "Air Albania", falë golave të Eze dhe Kooper.

Për miqtë nga bullgaria barazoi përkohësisht Krastev në minutën e 81-të, por në fund vlejti sa për statistikë.

Edhe te Kukësi sonte u paraqitën katër futbollistët nga Kosova me Besar Musollin, Enis Gavazajn, Vesel Limajn dhe Albin Gashin, derisa Gavazaj asistoi te goli i fituar i shënuar nga Cooper.

Verilindorët pothuajse në çdo vit kanë bërë hapa të rëndësishëm në kalimin e tureve, ndërsa edhe ky nuk duket se do të mbesë me kaq.

Më herët turin e parë të Ligës së Evropës e kaluan edhe Laçi me Teutën, ndërsa Tirana është e kualifikuar për në turin e tretë.

Për fund, te Teuta e Durrësit luajti nga fillimi e deri në fund Florent Avdyli, i cili bëri një paraqitje të mirë sot.