Kriza në Bjellorusi, Rama: Të bëjmë ç’është e mundur
BKT
Shqipëri

Kriza në Bjellorusi, Rama: Të bëjmë ç’është e mundur

Të bëjmë çfarë është e mundur për Bjellorusinë”. Ky ka qenë mesazhi i kryeministrit Rama gjatë takimit të posaçëm që po mbahet në Vjenë për krizën politike në Bjellorusi.

Një thirrje, Rama ia bëri Presidentit Lukashenko, duke i kërkuar që të pranojë ofertën e OSBE-së për të lehtësuar komunikimin mes qeverisë e opozitës atje.

“Ju lutem jepini një mundësi kësaj oferte, përfitoni nga ky moment, që Bjellorusia t’i largohet përballjes dhe të përpiqet për dialog dhe pajtim” tha kryeministri i Shqipërisë.

Rama është shprehur se OSBE dhe të gjitha vendet e saj anëtare duhet të bëjnë ç’është e mundur për të ndihmuar në lehtësimin e krizës. Kreu i Presidencës së OSBE-së më tutje theksoi se organizata nuk kërkon të hyjë në çështjet e brendshme të Bjellorusisë. ‘Ne jemi të motivuar nga dëshira për të ndihmuar’ tha Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri