50 milionë euro plus bonuse, Van de Beek me klub të ri
Manchester United tregohet më i shpejtë dhe shfrytëzon raportin e mirë që ka me Ajax, për të transferuar një nga lojtarët më të mirë të mesfushës.
Donny van de Beek do të luajë sezonin e ardhshëm në Premier League dhe kështu do t’i plotësohet një dëshirë e tij.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se holandezi ka pranuar ofertën e United dhe do të firmosë deri më 30 qershor të vitit 2025. Edhe Ajax është bindur nga oferta dhe do të përfitojë 50 milion euro plus bonuse.
Në të shkuarën Real Madrid kishte tentuar ta transferonte mesfushorin e spikatur të Ajax. Këtë verë në skenë doli edhe Barcelona dhe sipas mediave ishte trajneri Ronald Koeman që e donte në skuadër.
Gjithsesi nuk ka pasur një ofertë zyrtare për të dhe United është treguar i shpejtë.























