Chelsea shet Kante-n, ja mësynë yllit anglez
BKT
Sport

Chelsea shet Kante-n, ja mësynë yllit anglez

Chelsea ka vendosur ta shesë mesfushorin N’Golo Kante për t’i rritur fundet për transferimin e West Ham-it, Declan Rica.

“Blutë” kanë shpenzuar rreth 130 milionë euro për transferimin e Hakim Ziyech-it, Timo Werner, Malang Sarr, Ben Chilëell dhe Thiago Silva.

Kjo vlerë mund të rritet deri në 200 milionë euro me transferimin e Kai Havertz-it nga Bayer Leverkusen-i për 72 milionë euro.

Sipas Football Insider, Lampard do t’i rrit fundet për të realizuar transferimin e Rice, andaj do mundohet të shesë Kante-n.

Për francezin interesim ka Inter-i, kurse thuhet se gjiganti anglez kërkon se paku 65 milionë euro.

Nga ana tjetër, kartoni i anglezit vlen rreth 80 milionë euro.