11:00 / 31.08.2020
Greqi: Pacienti shqiptar plagos me thikë infermieren
Një 59-vjeçar i cili ishte shtruar në spitalin e Atikës në Greqi, plagosi me thikë infermieren pasi e thirri në dhomën ku po trajtohej.
Mediat greke shkruajnë se më pas, ai ndërmorri aktin ekstrem pasi i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë.
Infermierja është dëmtuar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit dhe deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera. Hetimi paraprak po kryhet nga policia.























