Kastrati: Besoj se Abazoviq nuk i bashkohet bllokut pro-rus në Malin e Zi
Çelësi i qeverise së re pas zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi me sa duket do të jetë Dritan Abazoviq. “Besoj se ai do të jetë i kujdesshëm dhe nuk do ti bashkohet bllokut të partive serbe, pro- rus në Malin e Zi”, tha profesori universitar, Ardian Kastrati për RTK.
Profesori universitar Ardian Kastrati, në emisionin “Imazh”, tha se komuniteti i shqiptarëve në Mal të Zi ka qenë shumë i vogël dhe i është nënshtruar asimilimit për kohë të gjatë. Institucionet tona, sipas tij, nuk i kanë kushtuar aq sa duhet vëmendjen komunitetin shqiptar atje.
Për shqiptarët e Malit të Zi do të ishte më mirë të fitonte, Millo Gjukanoviq dhe Partia e tij Demokratike e Socialistëve (DPS), dhe qeverinë ta bënte ai, sepse kjo do të bënte më shumë në integrimin e Malit të Zi. Përkundër partisë serbe të bllokut pro - rus
Çelësi i qeverise së Malit të Zi me sa duket do të jetë kryetari i grupit politik URA, shqiptari, Dritan Abazoviq. “Ai është një ekonomist i mirë por nëse hyn në qeverinë e partive pro ruse do të ishte gabim. Besoj se ai do të jetë i kujdesshëm. Sepse Fronti i partive serbe pro- ruse është ta orientojë Malin e Zi kah blloku pro - rus", tha Kastrati.























