‘Partitë serbe, pro-ruse dhe Kisha ortodokse serbe rrezik për Malin e Zi’
Formimi i Qeverisë së re në Mal të Zi nga Fronti demokratik i partive serbe, pro-ruse, do të ishte i rrezikshëm edhe për Kosovën, tha profesori universitar, Ardian Kastrati, për RTK-në.
“Hyrja e grupit politik URA me këto parti do të ishte një gabim i madh. Arsyetimet e këtij subjekti shqiptar atje, janë të gabueshme dhe argumentet e saj kundër Millo Gjukanoviq dhe Partisë së tij Demokratike e Socialistëve (DPS) janë të paqëndrueshme. Kjo do të forconte agjendat e Kishës ortodokse serbe, pro- ruse në Malin e Zi”, tha Kastrati në emisionin “Imazh”.
Fronti demokratik i partive serbe, sipas Kastratit, fillimisht do të paraqiten si demokrat, por me marrjen e pushtetit do të ishin një kërcënim për këtë shtet, por edhe për Kosovën edhe pse nuk do ta kenë letë t'i përmbushin agjendat e tyre pro ruse në raport me rajonin dhe Kosovën.
Kastrati thotë së, është e mundshme të dështon formimi i qeverisë së re në Malin e Zi. Këtu një rol të rëndësishëm, sipas tij, do të luajë Presidenti i vendit, por mund të involvohet edhe Kisha ortodokse serbe e cila do të mundohej të destabilizonte këtë vend.























