Adele akuzohet për ‘përvetësim kulturor’
BKT
Magazina

Adele akuzohet për ‘përvetësim kulturor’

Këngëtarja dhe tekstshkruesja angleze, Adele, është përballur së fundmi me disa kritika nga fansat.

Ky karnaval ka për qëllim të festojë kulturën e Karaibeve dhe është zhvilluar që nga viti 1966, sipas BBC.

Këtë vit, përvoja ishte virtuale.

Në foton e ndarë në Instagram, artistja pozonte në kopshtin e shtëpisë së saj në Beverly Hills, me flokët në toptha me stil ‘Bantu’, që u quajt ‘veprim i pandjeshëm’ nga shumë komentues me origjine afrikane.

Shumë nga fansat pretendonin se krijuesja e hitit “Hello” po përfitonte nga kultura e njerëzve me ngjyrë, por të tjerët shtuan faktin se ajo është rritur në Tottenham të Londrës, e rrethuar nga kultura e njerëzve.

Ndërkaq, reagimet për këtë nuk munguan as nga yjet e famshme përfshirë këtu supermodelen Naomi Campbell.

Kjo e fundit kishte vendosur në foton e Adele dy simbole zemrash dhe një flamur xhamaikan. /Telegrafi/


MË SHUME NGA Magazina