Katy Perry flet për martesën me Russell Brand
Katy Perry është kthyer mbrapa në martesën e saj të parë.
Këngëtarja e “Firework”, 35 vjeçare, është fejuar me Orlando Bloom dhe ajo mirëpriti vajzën, Daisy, me aktorin e “Pirates of the Caribbean”, por ajo dikur kishte një martesë krejtësisht të ndryshme.
Në vitin 2010, Perry dhe komediani Russell Brand njoftuan për ndarjen e tyre vetëm 14 muaj më vonë. Ata finalizuan divorcin në vitin 2012.
Artistja amerikane ka folur për martesën e saj në një intervistë për “60 Minutes Australia” të dielën.
“Unë kisha një sukses të madh në 23, 24, dhe 25 dhe pastaj takova dikë që ishte interesant dhe stimulues”, kujton ajo. “Ishte sikur një tornado, ishte gjithçka që ndodhte menjëherë”.
Duke pranuar se ka pasur probleme të ndryshme, Perry shton se sfidat kanë qenë gjithmonë pjesë e saj.























