11:16 / 01.09.2020
Balija: Përdorimi i kartelave bankare me përfitime të shumta
Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me Visa lansojnë fushatën informuese për rritjen e pagesave me kartela bankare në Kosovë dhe reduktimin e parasë KESH në ekonomi.
Petrit Balija, Kreyeshef Ekekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, tha se shoqata ka nisur fushatën informuese për rritjen e pagesave me kartel bankare si dhe reduktimin e parasë kesh në ekonomi.
"Përdorimi i kartelave bankare në Kosovë ka përfitime të shumta", tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Kartela bankare ju ofron siguri dhe lehtësi në pagesat tuaja duke mundësuar edhe transaksionet pa kontakt për shuma të vogla dhe të përditshme. Në këtë kohë pandemie, kjo mundësi për të paguar pa kontakt ndikon edhe në parandalimin e shpërndarjes së virusit Covid-19.
Pagesa me kartelë bankare kursen kohën pasi që nuk keni nevojë që çdo herë të bëni tërheqje të parasë KESH në bankomat dhe të mbani KESH me vete, gjithashtu me kartelë bankare mund të bëni blerje dhe pagesa online kështu duke kursyer kohën tuaj
Sipas tij pagesat me kartelë bankare regjistrohen në raportin tuaj bankar duke mundësuar menaxhimin më të mirë të shpenzimeve dhe financave personale.
Ai tha se pagesat me kartelë bankare reduktojnë përdorimin e KESH-it e që ndihmon në luftimin e ekonomisë jo-formale dhe parasë së falsifikuar.
Pagesat me kartelë bankare mund të bëhen në të gjitha pajisjet POS të bankave të Kosovës, pa asnjë kosto shtesë dhe pa dallim në shumën që e paguani, kosto e transaksionit për kartelë mbajtësit është ZERO.
Fushata do të zhvillohet gjatë muajve shtator -nëntor 2020 dhe pritet të ketë ndikim pozitiv për klientët bankar, për avansimin e tregut të pagesave si dhe për ekonominë e Kosovës në tërësi.























