Ed Sheeran bëhet baba, ky është emri që ka zgjedhur për vajzën
Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn kanë njoftuar lindjen e vajzës Lyra Antarctica.
Ed Sheeran dhe gruaja e tij prej dy vitesh Cherry Seaborn njoftuan lindjen e vajzës së tyre Lyra Antarctica Seaborn Sheeran, shkruan DailyMail.
Këngëtari shkoi në Instagram të martën në mëngjes, duke ndarë një fotografi të çorapeve të Lyras dhe një batanije shumëngjyrëshe.
Ai shkroi: “Ello! Një mesazh i shpejtë nga unë pasi kam disa lajme personale që doja t’i ndaja me ju …
‘Javën e kaluar, me ndihmën e një ekipi të mrekullueshëm të lindjes, Cherry lindi vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme – Lyra Antarctica Seaborn Sheeran. Ne jemi plotësisht të dashuruar me të. Nëna dhe foshnja janë për mrekulli dhe ne jemi mbi re. Shpresojmë që ju të mund ta respektoni privatësinë tonë në këtë kohë. Shumë dashuri dhe do të ju shoh kur të vijë koha të kthehem, Ed x”.
Një burim i tha The Sun se çifti janë shumë të lumtur, por po i mbajnë gjërat shumë private. Madje, i njëjti burim thotë se karantina ka qenë justifikimi perfekt që ata të mos shihen shumë në publik.
Lajmi vjen pasi Ed njoftoi në fund të vitit të kaluar se ai po pauzonte për një kohë nga muzika, për t’u përqëndruar në udhëtime dhe jetën e tij personale. /Lajmi.net/
























