Meta nis konsultimet për datën e zgjedhjeve parlamentare
BKT
Shqipëri

Meta nis konsultimet për datën e zgjedhjeve parlamentare

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të bëjnë që zgjedhjet këtë herë të vijnë më shpejt.

Periudha zgjedhore është caktuar nga 15 prilli deri në 15 maj, në bazë të këtyre ndryshimeve.

Në zbatim të këtij afati, kreu i shtetit, Ilir Meta ka thirrur për konsultim partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Në një ftesë dërguar kreut të grupit parlamentar socialist, është përcaktuar që këtë të premte kreu i shtetit të zhvillojë edhe takimin me kryetarin e Partisë Socialiste, kryeministrin Edi Rama, ose ndonjë përfaqësues tjetër të kësaj force politike.


MË SHUME NGA Shqipëri