Michal Jordan me dedikim prekës për Chadwick Boseman
Michael B. Jordan emocionoi me fjalët kushtuar Chadwick Boseman.
Një nga herët e fundit që Chadwick Boseman dhe Michael B. Jordan folën, ishte kur Boseman tha se ata ishin përgjithmonë të lidhur, shkroi Jordan në Instagram të hënën, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Jordan, i cili luajti së bashku me Boseman në “Black Panther”, bëri një dedikim prekës për aktorin e ndjerë, i cili vdiq të premten e kaluar pasi u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë më 2016.
“Do të doja të kishim më shumë kohë”, shkroi Jordan në postimin e tij, i cili përfshinte disa foto të të dyve së bashku.
Boseman shihej si një superhero si brenda dhe jashtë ekranit. Vdekja e tij la shumë boshllëk, fansat e kolegët i bënë dedikime atij.
“Që nga fillimi i karrierës sime, duke filluar me All My Children kur isha 16 vjeç, më hapët rrugën,” shkroi Jordan. “Ju më treguat se si të jem më i mirë, të arrij qëllimin dhe të krijoj trashëgimi. Dhe nëse e keni ditur atë apo jo … Unë kam qenë duke shikuar, mësuar dhe motivuar vazhdimisht nga madhështia juaj.”
Gjëja që e lëndoi më shumë Jordanin, tha ai, ishte fakti që Boseman ende bënte filma dhe madje vizitonte fëmijë që luftonin me kancer ndërsa ai luftoi vetë me sëmundjen.
“Para së gjithash, ju kurrë nuk e keni harruar atë që keni dashur më shumë. Ju u kujdesët për familjen tuaj, miqtë tuaj, zanatin tuaj, shpirtin tuaj. Ju u kujdesët për fëmijët, komunitetin, kulturën dhe njerëzimin tonë,” shkroi Jordan. “Ju u kujdesët për mua”.
Ai tha se do ta përkushtojë pjesën tjetër të jetës së tij për të jetuar ashtu si bëri Boseman, “me hir, guxim dhe pa keqardhje”.
Jordan e përfundoi letrën me vargun e famshëm të Erik Killmonge ”A është ky mbreti yt !?” “shkroi Jordan. “Po. Ai. Është! Pusho në paqe vëlla.”























