17:17 / 01.09.2020
Kanye West i shkruan Gashit lidhur me albumin e ri
Gashi publikoi mesazhin e Kanye West.
Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, po e shijon në maksimum suksesin e albumit të ri “1984”.
Me anë të një postimi që e bëri së fundi, artisti tregoi se atij i ka shkruar edhe reperi i famshëm Kanye West, lidhur me albumin e ri.
Ai i tha se i ka lënë përshtypje të mira albumi, teksa i shkruan “Përshëndetje, me të vërtetë më pëlqen 1984…MAMA”.
Në anën tjetër, Gashi tentoi të tregohej modest duke shtuar “E urrej ta postoj, por nuk e kuptojnë të gjithë”.
























