Naomi Campbell i del në mbrojtje Adele
BKT
Magazina

Naomi Campbell i del në mbrojtje Adele

Naomi Campbell i doli në mbrojtje këngëtares Adele.

Këngëtarja Adele së fundmi  u akuzua nga fansat për përvetësim kulturor ku u shfaq me flamur xhamaikan dhe stil afrikan flokësh për të festuar festën e anulluar të karnavaleve të Notting Hill në Londër.

 Në foton e publikuar në llogarinë e saj në Instagram këngëtarja e famshme pozonte në kopshtin e shtëpisë së saj me flokët në toptha me stil Bantu, që u kritikua  nga shumë komentues me origjine afrikane, transmeton lapsi. Një pjesë e komentuesve u shprehen se Adele po përfiton nga kultura e njerëzve me ngjyrëndërsa të tjerë theksonin faktin se ajo është rritur në Tottenham të Londrës, e rrethuar nga kultura e njerëzve me ngjyrë. Shumë të famshem dolën në mbrojtje të saj, një ndër to dhe modelja Naomi Campbell e cila është me origjinë nga Xhamaika.  Ajo komentoi në  foton e Adele dy simbole zemrash dhe një flamur xhamaikan.

 


MË SHUME NGA Magazina