Dardanët rezultojnë negativ në testin për Covid-19
BKT
Sport

Dardanët rezultojnë negativ në testin për Covid-19

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se të gjithë futbollistët dhe stafi i Kombëtares kanë rezultuar negativ në testin për Covid-19.

"Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin dhe mediat se gjatë ditës së djeshme futbollistët dhe stafi i Kombëtares, por edhe zyrtarët e FFK-së që do të udhëtojnë në Itali i kanë kryer testet PCR në laboratorin e licencuar të UEFA-s dhe fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativ në Covid-19. Kësisoj, ekspedita e Dardanëve sot do të udhëtojë e kompletuar për në Parma të Italisë", thuhet në njoftimin e shtëpisë së futbollit kosovar.