Këngëtarja e njohur kundër Ellen: Më detyroi të pija alkool pas abortit
BKT
Magazina

Këngëtarja e njohur kundër Ellen: Më detyroi të pija alkool pas abortit

Duket se pakënaqësitë për Ellen Degeneres sa vijnë e shtohen çdo ditë, ku fillimisht punëtorët e saj janë shprehur se ka pasur ngacmime dhe racizëm në ambientin e saj të punës.

Kësaj radhe ka qenë këngëtarja Mariah Carey ajo e cila i është vënë kundër moderatores së famshme, ndërsa ka treguar se Ellen e ka detyruar të pijë alkool pas abortit që këngëtarja ka pasur.

“Isha jashtëzakonisht në siklet në atë moment, kjo është gjithçka që mund të them. Dhe me të vërtetë e kam pasur të vështirë të përballem me pasojat. Nuk isha gati t’i tregoja askujt sepse kisha pësuar një abort spontan. Nuk dua t’i hedh më shumë benzinë zjarrit, por nuk e shijova atë moment”, u shpreh Mariah Carey.

Sa i përket kësaj deklarate, zëdhënësi për shtyp i Ellen nuk ka bërë ende ndonjë koment rreth kësaj çështje.


MË SHUME NGA Magazina