Dafina Zeqiri i jep fund thashethemeve për prishjen e raportit me Kidën!
BKT
Magazina

Dafina Zeqiri i jep fund thashethemeve për prishjen e raportit me Kidën!

Ditën e djeshme u raportua se Dafina Zeqiri me Kidën kanë prishur raportin shoqëror mes tyre.

E gjitha u keqkuptua për shkak të një postimi të Dafina Zeqirit ku shkruante:

“Më thuaj diçka të re? Gjithmonë mendoni dy hapa përpara vajza.. në gjithçka, me çdokënd”, shkroi Zeqiri në një video ku shfaqeshin vajzat që ajo ka në klip.

Mirëpo, këngëtarja e hitit “Million Dollar” ka hedhur poshtë thashethemet rreth prishjes së raportit, pasi ka shpërndarë këngën e Kidës “Edhe sa” në profilin e saj në Instagram.

Kida lansoi mbrëmë projektin e ri “Edhe sa” në të cilin kishte disa ditë që po punonte dhe deri tani kënga ka marrë afër 500 mijë klikime në platformën Youtube.


MË SHUME NGA Magazina