13:08 / 02.09.2020
Bebe Rexha sjell pamje nga festa për ditëlindjen e 31-të
Bebe dukej krejtësisht ndryshe për ditëlindje.
Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit fotografi nga ndeja që kishte organizuar për të festuar ditëlindjen.
Këngëtarja kishte zgjedhur të dukej shumë joshëse e veshur me një fustan të shkurtër vjollcë, ndërsa flokët i kishte bërë gërsheta.
“Ditëlindja ime ishte e mirë. Faleminderit për dashurinë, ju dua”, shkroi Bebe sipër fotografive që ndau me ndjekësit.
Sa i përket projekteve muzikore, Bebe Rexha ka punuar disa këngë gjatë këtyre muajve, por do t’i publikojë vetëm atëherë kur të mendojë se është koha e duhur.























