Monaco blen Kevin Volland nga Leverkusen!
BKT
Sport

Monaco blen Kevin Volland nga Leverkusen!

Aventurë franceze për Kevin Volland, i cili u transferua në Ligue 1 te skuadra e Monaco nga Bayer Leverkusen, ku në katër vjet në BayArena zhvilloi 148 ndeshje, shënoi 50 gola dhe dha 32 asiste.

28-vjeçari i cili u kushtoi francezëve 15 milionë euro firmosi një kontratë deri në vitin 2024 me skuadrën e drejtuar nga Niko Kovac. Largimi i Volland i hap dyert e Leverkusenit, sulmuesit çek Patrik Schik i cili sezonin e fundit u aktivizua në formë huazimi te Leipzig.