20:33 / 02.09.2020
Dugolli: Nuk pres se diçka serioze do të arrihet nga takimi i 4 shtatorit
Analisti politik Bujar Dugolli konsideron se asgjë serioze nuk do të arrihet në takimin e 4 shtatorit në Uashington.
Ai ka folur në “Debat” te RTK.
“Nuk pres se diçka serioze se do të arrihet nga ky takim. Poqese dëshirohet të gjendet një zgjidhje është shumë e lehtë : ne kemi përballë një shtet që nuk është distancuar nga e kaluara. Për habi liderët serbë po merren si palë serioze nga ndërkombëtarët. Ballkani nuk mund të stabilizohet me një qasje të tillë të Serbisë”, ka thënë Dugolli.
Ai është shprehur se Kosova është futur në një rrugë që i siguron favore Serbisë, kurse asgjë vetvetes.























