21:28 / 02.09.2020
100-vjetori i Luftës së Vlorës bën bashkë Ramën dhe Metën
Ceremonia zyrtare e 100-vjetorit të Luftës së Vlorës bëri bashkë sot shumë figura të politikës.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka qenë i shoqëruar nga prefekti dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës.
Më pas ka ardhur edhe presidenti Ilir Meta me kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi.
Rama dhe Meta janë parë të ulur pranë njëri tjetrit. Në fjalën e tij kryeministri u shpreh se Lufta e Vlorës është një nga luftërat më të veçanta në historinë e përbotshme për nga historia e saj dhe përfundimi që pati./tch
























