08:59 / 03.09.2020
Ian Mitchell ndërron jetë në moshën 62 vjeçare
Ka ndërruar jetë Ian Mitchell.
Basisti i grupit “Bay City Rollers”, Ian Mitchell ndërron jetë në moshën 62 vjeçare, shkruajnë mediat e huaja.
“Ne jemi shumë të pikëlluar nga lajmi i vdekjes së Ian Mitchell.Mendimet dhe lutjet tona janë me gruan e tij Wendy, familjen dhe miqtë. Pusho në Paqe, Ian”, shkruhet në faqen e grupit në Facebook.
Agjenti i bendit konfirmoi për Fox News se Mitchelld vdiq pas një beteje të gjatë me kancerin.
“Bay City Rollers” ishin një grup skocezë, më të njohur në vitet 1970.
I njëjti u bashkua me bendin në 1976 për vetëm disa muaj në mes të një periudhe të njohur si “Rollermania” në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Variety.
























