Sienna Miller është ndarë nga Lucas Zwirner
BKT
Magazina

Sienna Miller është ndarë nga Lucas Zwirner

Sienna Miller është ndarë nga Lucas Zwirner, nëntë muaj pasi janë fejuar.

Aktorja britanike dhe udhëheqësi i galerisë së artit, u panë së bashku muajin e kaluar, mirëpo burime të afërta kanë treguar që lidhja e tyre ka përfunduar, shkruan Mirror.

Sienna është fejuar me Jude Law në vitin 2004, ndërsa me Tom Sturridge në vitin 2012.

Sienna dhe Lucas e kanë konfirmuar romancën e tyre në janar të vitit 2019. Ata u takuan përmes miqve të përbashkët në New York.

Sienna u nda nga Jude, pas një skandali që bëri bujë, sipas të cilit ai kishte një aferë me dadon e fëmjëve të tij. Edhepse ai kërkoi falje publikisht për këtë, por lidhja me Sienna-n përfundoi.

Me Tom Sturridge, aktorja ka edhe një vajzë, e cila quhet Marloëe Ottoline Layng Sturridge.


MË SHUME NGA Magazina