17:11 / 03.09.2020
Publikohet trajleri i dytë i “No Time To Die”
Është publikuar trajleri i ri i "No time to die".
Filmi i ri i James Bond pritet të dalë në nëntor, ndërsa tani është publikuar trajleri i dytë i këtij filmi.
Menjëherë pas publikimit të trajlerit, është parë interesim i madh i fansave të shohin se çfarë do të ndodhë në pjesën e shumëpritur të James Bond.
Trajleri fillon me Craid duke përplasur një makinë me shpejtësi, para se të hidhet nga një urë dhe të përplaset në një mur.
Edhe kësaj radhe, filmi i Bond sjell skena përplot me adrenalinë, andaj fansat presin me padurim ta shohin këtë pjesë.























