Abazoviq thotë se deklarata e tij për Skënderbeun u keqinterpretua
Politikani me prejardhje shqiptare, Dritan Abazoviq, bartës i listës i koalicionit “E zeza mbi të bardhën”, në emisionin ‘Imazh” në RTK, tha se deklarata e tij për Skënderbeun u keqkuptua dhe se këtë tani e ka sqarua dhe ka kërkua falje për këtë.
Deklarata e tij se Skënderbeu kishte origjinë serbe, shkaktoi indinjatë të madhe. Abazoviq, ka kërkuar ndjesë publike, duke thënë se ishte e gjitha një lapsus.
Ai sqaroi, nuk e kishte thënë tamam ashtu dhe se deklarata është marrë në një kontekst negativ. “Unë nuk kam thënë që nëna e Skënderbeu ka qenë serbe, por sllave dhe ortodokse. Më ka detyruar gazetari”, u shpreh ai më tej.
Mandatet e fituara prej Abazoviqit praktikisht ndanë balancën e pushtetit në Malin e Zi, duke ia dhënë fitoren partive të opozitës.























