18:57 / 03.09.2020
Kryeqyteti mbushet me flamuj të “Dardanëve”
Kosova sot nis edicionin e dytë në Ligën e Kombeve.
Me fillim nga ora 20:45 në “Stadio Ennio Tardini” në Parma të Italisë, “Dardanët” do të përballen me Moldavinë në Ligën C.
Por, kjo ndeshje do të luhet pa praninë e tifozëve shkaku i pandemisë Covid-19.
Megjithatë, tifozët e zjarrtë të Kosovës, ‘Dardanët’, janë mobilizuar në Prishtinë për ta mbushur kryeqytetin me flamuj.























