08:53 / 04.09.2020
Si dy pika uji, ngjashmëria e Kylie Jenner me vajzën e saj habit fansat
Miliarderja e njohur, Kylie Jenner vazhdimisht ndan me fansat në rrjetet sociale foto dhe video të ndryshme me vajzën e saj, Stormi Webster.

Ajo nuk heziton të ndajë edhe emocionet që përjeton pranë saj, që prej momentit kur vogëlushja e saj erdhi në jetë.
Së fundmi, në rrjetin social Instagram qarkullon një foto që tregon se vajza është një kopje e saj.
Në foto shihet Jenner kur ishte e vogël dhe bashkëngjitur dhe një foto e Stormit. Ngjashmëria mes tyre është shumë e madhe dhe ndjekësit kanë mbetur të habitur nga ky fakt.























