Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit
BKT
Shqipëri

Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës në Shqipëri.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 15º në 26ºC, në zonat e ulëta nga 23ºC në 34ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 35ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Top Channel


MË SHUME NGA Shqipëri