Justin Bieber përmend Selena Gomez-in në këngën e re me Drake
BKT
Magazina

Justin Bieber përmend Selena Gomez-in në këngën e re me Drake

Drake dhe Dj Khaled sapo kanë publikuar këngën e tyre të re të titulluar “PopStar”.

Pjesë e klipit është Justin Bieber ku këngëtari luan rolin e reperit Drake.

E, ajo çfarë ka ndezur fansat më shumë ka qenë një pjesë e tesktit të këngës ku Drake përmend edhe Selena Gomez-in, ish të dashurën e Justin, e që këtij të fundit i duhet të thotë dhe emrin e saj.

 

Fansat janë treguar të ashpër me komente ndaj Justin, pasi sipas tyre ai nuk e po e lë rehat këngëtaren Gomez, dhe gjithë këtë po e bën për interes të tyre.

Ndërsa në fund të klipit u pa edhe bashkëshortja e Justin Bieber, Hailey Baldwin.


MË SHUME NGA Magazina