12:21 / 04.09.2020
Challandes me mungesa të mëdha kundër Greqisë, fton dy lojtarë tjerë
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes për shkak të mungesave të mëdha ka ftuar në Kombëtare edhe dy futbollistë.
Bëhet fjalë për Rron Brojën nga KF Partizani dhe Armend Thaçin nga FC Ballkani, të cilët tashmë i janë bashkuar ekipit në hotel Emerald, pasi për ndeshjen kundër Greqisë do të mungojnë Milot Rashica, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Elbasan Rashani, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala, Gjatë ditës së sotme ekspedita e Kombëtares do t'i kryejë sërish testet për Covid-19, derisa në orën 16:00 do ta mbajë stërvitjen e radhës në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas, ngase në stadiumin "Fadil Vokrri" do të zhvillohet ndeshja e kombëtareve U21, Kosovë - Angli, në orën 19:00.























