“The Simpsons” – Parashikimet që mund të dalin të vërteta
The Simpsons kanë bërë parashikime të çuditshme të sakta për gjithçka, nga politika në teknologji që kur shfaqja filloi 31 vjet më parë, shkruan The Sun.
Matt Groening, krijuesi i komedisë popullore “The Simpsons” ka menduar që Donald Trump të bëhet president, parashikoi skandalin e mishit të kalit 2013 dhe madje parashikoi Apple Watch 20 vjet para se të dilte në treg.

Episodi i parë i animacionit doli në ekranet tona në vitin 1989 dhe ka të ngjarë që edhe më shumë gjëra të portretizuara në shfaqje do të ndodhin gjatë jetës sonë.
Për shembull, 27 vjet më parë ekipi i shkrimtarëve parashikoi pandeminë e koronavirusit me të cilin aktualisht po luftojmë.
Gjatë episodit 21 të sezonit të katërt, Marge in Chains, episodi pasoi luftën e Springfield kundër një sëmundje infektive të quajtur Osaka.
Dhe me kalimin e kohës, ne jemi të sigurt që Matt dhe pjesa tjetër e ekipit të tij kanë shumë parashikime të tjera nën mëngë që do të nxjerrin.
Më poshtë keni edhe disa parashikime që pritet të ndodhin:
Digjitalizimi i Big Ben

Ivanka Trump do të ndjekë hapat e babait të saj

Dikush do të lëshojë një koloni milingonash në hapësirën e jashtme

Një milioner arrin të bllokojë diellin

Robotët do të argëtojnë njerëzit

Përkthyes bebeje

Kupa qiellore
Leicester, Manchester, West Yorkshire and East Lancashire do të mbrohen nga ndotja e ajrit me kupen qiellore.
























