Delegacioni i Serbisë arrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet edhe ai i Kosovës
BKT
Lajme

Delegacioni i Serbisë arrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet edhe ai i Kosovës

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë, ku pas disa çastesh do të fillojë takimi me ndërmjetësimin e zyrtarëve amerikanë, ku i pranishëm pritet të jetë edhe presidenti i Amerikës Trump.

Delegacioni i Serbisë,i  kryesuar nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiqi, ka qenë i pari që ka arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa, aty ende nuk ka mbërritur edhe delegacioni i Kosovës, në krye me kryeministrin Avdullah Hoti.

Në këtë takim pritet të nënshkruhet një marrëveshje ekonomike ndërmjet dy vendeve.


MË SHUME NGA Lajme