Selena lansoi një linjë bukurie, akuzohet që kopjoi markën e Rihannës
Selena Gomez sapo ka lansuar në treg linjën e saj të bukurisë, të quajtur Rare Beauty.
Edhe pse kjo linjë u prit shumë nga fansat e Selenës, pas publikimit u prit me kritika.
Kjo për faktin se produktet e “Rare Beauty” kanë ngjashmëri me ato të markës së famshme “Fenty Beauty” të Rihannës.
Duke i krahasuar dy markat, vërejmë që ngjashmëritë janë goxha të mëdha.
Në ndërkohë, nuk kemi parë ende ndonjë reagim nga dy pronaret e markave, Rihanna dhe Gomez, ndërsa fansat janë në dilema dhe janë ndarë në dy pjesë, ata që menojnë se Rihanna e ka kopjuar “Fentyn” dhe të tjerët që mendojnë se është normale të ketë ngjashmëri.
E vetmja që reagoi ka qenë faqja zyrtare e “Fentyt” në një postim, ku njëra komentuese shprehej se “Fenty solli ndryshimin dhe tani të gjithë po e kopjojnë”. Fenty iu përgjigj thjesht me “OOP” dhe dy emoji.























