Pogba dëshiron rikthimin tek Juventusi
BKT
Sport

Pogba dëshiron rikthimin tek Juventusi

Paul Pogba dëshiron të rikthehet te Juventus.

Është mediumi italian ‘Tuttosport’ që raporton se Paul Pogba dëshiron të rikthehet te ish skuadra e tij, përcjell lajmi.net.

Francezi nuk ka rinovuar ende me Manchester United, dhe vullneti i tij është bashkimi me kampionët e Serie A.

Pogba edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Juventusit, ku pa pasur padyshim vitet më të mira të karrierës.

Në vitin 2016, për 105 milionë euro, Pogba kaloi te Manchester United, për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit atëkohë, rekord ky që sot mbahet nga Neymar.