Allan largohet nga Napoli, prezantohet te Evertoni
BKT
Sport

Allan largohet nga Napoli, prezantohet te Evertoni

Allan tashmë është lojtari më i ri i Evertonit. Braziliani është larguar nga Napoli, pas periudhës së vështirë që kaloi sezonin e fundit.

Tashmë Allan është bashkuar me ish-trajnerin e tij, Carlo Ancelottit, i cili e vlerëson shumë për cilësitë që ka.

29-vjeçari tashmë ka ndryshuar kampionat për të kaluar në Premier Ligë, ku shpreson t’i japë një ndihmë Evertonit për arritjen e objektivave të skuadrës.

Lojtari ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare dhe menjëherë do të vihet nën urdhrat e Carlo Ancelottit, ndërsa shifra zyrtare e  transferimit ende nuk është bërë e ditur.