12:59 / 05.09.2020
Werder Bremen: Rashica ka shmangur një lëndim të rëndë
Werder Bremen ka ardhur me njoftimin zyrtar për masën e lëndimit të Milot Rashicës.
Ylli i Kosovës u lëndua të enjten në ndeshjen ndaj Moldavisë, për çka u detyrua të zëvendësohet.
Sipas klubit të tij, vushtrriasi ka shmangur një dëmtim të rëndë, raporton Olle.
“Pas lëndimit të marrë në ndeshjen Moldavia – Kosova, skanimet tregojnë se Milot Rashica ka ndrydhur gjurin, por fatmirësisht shmangu një dëmtim të rëndë”, njofton Werderi.























