A do të rifillojë transmetimi i “The Ellen Show”?
BKT
Magazina

A do të rifillojë transmetimi i “The Ellen Show”?

Pas akuzave të shumta të punës së moderatores së njohur DeGeneres, ajo ka vendosur të rikthehet tani me programin e saj i cili transmetohet në Australi.

Emisioni i Ellen DeGeneres u anulua përkohësisht në kanalin numër 9 në Australi pas akuzave, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Përkundër deklaratave të saj, punonjësit  kanë vazhduar t’i dalin kundër moderatores, duke mos u mjaftuar me fjalët e saj.

Së fundmi burime për ‘Daily Mail’ kanë konfirmuar lajmin se programi do të rinisë transmetimin më datë 22 shtator.

Pas diskutimeve dhe negociatave të shumta, programi do të jetë sërish pjesë e formateve të ndryshme në kanalin 9, pas disa muajsh pauzë.

Kujtojmë se momentalisht emisioni është duke u ndjekur ligjërisht, ndërsa moderatorja i ka kërkuar falje stafit, duke pohuar se nuk është perfekte dhe mund të ketë gabuar me ta. 


MË SHUME NGA Magazina